Zayn shfaqet në Instagram duke tymosur dhe pirë alkool, “akuzohet” nga fansat

Zayn ka realizuar një video live së fundmi në Instagram, që i ka shqetësuar jo pak fansat e tij. Këngëtari u shfaq duke tymosur dhe pirë birrë në orën 6 të mëngjesit gjatë videos. Në fillim të gjithë menduan se këngëtari po tymoste marijuanë, por më vonë vetë ai shpjegoi se ishte thjesht një cigare.

Gjatë videos live, Zayn vendosi në sfond këngët e albumit të tij më të ri “Nobody is Listening”, që parashikohet të jetë në “top 10” në listat botërore të muzikës. Menjëherë pas videos fansat e këngëtarit, nxituan të shkruanin në Twitter të shqetësuar për të.

“Të pish cigare me marijuanë apo çfarëdo gjëje tjetër që ai po tymos, edhe nëse është Zayn apo ndonjë njeri i zakonshëm, nuk është fare e bukur dhe askush nuk e bën këtë gjë për vëmendje”, ka shkruar dikush.

“Pse duhet Zayn të tymos, të vendos muzikë në 6 të mëngjesit kur supozohet se ai ka një bebe në shtëpi?”, ka shkruar një tjetër.

Ndërsa një fans shkroi: “Shpresoj shumë që Zayn të mos jetë në shtëpi duke dëgjuar albumin dhe tymosur marijuanë me një bebe 4-muajshe duke fjetur në dhomën tjetër”.

Këtë gjë fansat ja kanë vënë në dukje këngëtarit edhe gjatë videos live, por ai ua ka bërë të qartë se ishte duke pirë një cigare. 4 ditë më parë këngëtari publikoi albumin e tij të plotë, i cili deri më tani ka rezultuar mjaft i suksesshëm. Zayn është bërë baba që në muajin shtator, kur Gigi Hadid solli në jetë vajzën e tyre.

LEXO EDHE:

Back to top button