Vulaj: Të angazhohemi për interesat shqiptare në SHBA

Aktivisti i Shoqërisë Shqiptarë në SHBA, Martin Vulaj iu bënë thirrje Qeverisë së Shqipërisë, asaj të Kosovës por dhe zyrtarëve të lartë shqiptarë në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut për një siç u shpreh ai angazhim sa më të shpejtë dhe më të fokusuar për të avancuar interesat e shqiptarëve në SHBA. Pasi sipas tij zhvillimet e fundit në SHBA në raport me Kinën dhe zhvillimet në Evropë do të jenë sfidat me të cilat do të  përballet administrata e presidentit të ri të SHBA-vë Xho Bajden.

“Sfidat e Amerikës janë shumë të mëdha, sidomos karshi Kinës, stagnimi i Evropës, pyetja ekzistenciale e Bashkimit Evropian se do të ekzistoj apo jo, të gjithë këto ndikojnë në prioritete e SHBA-së, kështu që ne na duhet të angazhohemi sa më shpejtë, në mënyrë sa më të fokusuar, në një bashkëpunim sa më të ngushtë qeverinë e Shqipërisë, të Kosovës dhe me zyrtarët e Maqedonisë për me avancua interesat e  shqiptarëve këtu në SHBA”, tha Martin Vulaj, aktivist i Shoqërisë Shqiptare.

LEXO EDHE:

Back to top button