Ish-presidenti amerikan del nga spitali, vazhdon trajtimin në shtëpi

Ish-presidenti amerikan del nga spitali, vazhdon trajtimin në shtëpi

Ish-presidenti amerikan, Jimmy Carter, i dha fund trajtimit mjekësor dhe u kthye në shtëpinë e tij në Xhorxhia.

Fondacioni i tij, Carter, tha se ai ka vendosur “ta kalojë kohën e mbetur në shtëpi, me familjen e tij”, por nuk tregoi se çfarë e ka nxitur këtë vendim.

Carter, 98 vjeç, ka vuajtur nga disa probleme shëndetësore kohëve të fundit, duke përfshirë një lloj të kancerit që i është përhapur në mëlçi dhe tru.

Carter ka shërbyer një mandat presidencial, nga viti 1977 deri më 1981.

Gjatë kësaj detyre, ai është përballur me një sërë sfidash në politikën e jashtme, ndërsa në garën për rizgjedhje është mundur nga Ronald Reagan.

Carter “ka mbështetjen e plotë të familjes dhe ekipit të tij mjekësor”, tha fondacioni i tij përmes një deklarate për media.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, tha se ai dhe Zonja e Parë, Jill Biden, luten për mikun e tyre, Jimmy, dhe gruan e tij, Rosalynn.

“Ne ju admirojmë për forcën dhe përulësinë që keni treguar në kohë të vështira”, shkroi Biden në Twitter.

LEXO EDHE:

Back to top button