Ish-presidenti rus bën thirrje për eliminimin e Volodymyr Zelensky

Ish-presidenti rus bën thirrje për eliminimin e Volodymyr Zelensky

Dmitry Medvedev deklaroi se Rusisë nuk i ka mbetur asnjë alternativë veçse të “eliminojë” Volodymyr Zelensky dhe “klikën” e tij pas sulmit të supozuar me dron në Kremlin.

Në një postim në Telegram , ish-presidenti rus, i cili është gjithashtu nënkryetar i Këshillit të Sigurimit të Rusisë, i bëri jehonë pretendimeve të Moskës se incidenti ishte një akt “terrorist”.

Moska thotë se Kievi ishte i përfshirë në incident, por nuk ka ofruar asnjë provë për të mbështetur pretendimin e saj.

Sulmi ndodhi mbrëmjen e djeshme, ndërkohë që nuk raportohet për asnjë ndërtesë të dëmtuar. Sipas informacioneve, Moska është zotuar të marrë masa hakmarrëse kundër Kievit, e cila e ka cilësuar një sulm të planifikuar terrorist.

LEXO EDHE:

Back to top button