ISHP, donacion për pastrimin dhe trajtimin e mbeturinave infektive mjekësore

ISHP, donacion për pastrimin dhe trajtimin e mbeturinave infektive mjekësore

Instituti i Shëndetit Publik (ISH)P) ka pranuar donacion i cili mundëson pastrimin dhe trajtimin e mbeturinave infektive mjekësore (Autoclave) deri në fazën përfundimtare. Donacioni është siguruar nga Ambasada e Francës dhe është e llojit të parë në Maqedoni të Veriut. Drejtori i ISHP-së, Shaban Memeti ka theksuar se donacioni do të mundëson që mbetjet mjekësore të dërgohen për riciklim me zero potencial rreziku nga infeksionet mjekësore.

“Kjo qasje e jona inovative vjen në kuadër të përpjekjeve të Institutit për qenë institucion që vepron në hap me rreziqet klimatike. Kjo zgjidhje i përgjigjet rreziqeve ekologjike dhe ndihmon në kontrollin e rreziqeve nga infeksionet”, deklaroi Memeti.

Në pranim dorëzimin e donacionit ishte prezent edhe ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti dhe ambasadori i Francës, Siril Baumgartner./Adrian Kerimi

LEXO EDHE:

Back to top button