ISHP-Maqedoni: Javën e kaluar janë regjistruar 1.875 raste me grip

ISHP-Maqedoni: Javën e kaluar janë regjistruar 1.875 raste me grip

Në javën e gjashtë të vitit janë regjistruar 1 875 raste të të sëmurëve nga gripi, thonë të dhënat e Institutit të Shëndetit Publik. Sipas raportit të ri, numri i të prekurve nga gripi është rritur për 13,4 për qind krahasuar me javën paraprake.  Gjatë kësaj jave është regjistruar edhe një rast vdekje, që e çon në nëntë numrin e përgjithshëm të vdekjeve. Sipas këtij raporti, në sezonin 2023/2024 numri i përgjithshëm i të prekurve me grip apo sëmundje të ngjashme me gripin shkon në 10 537, ndërsa krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, është shënuar rritje për 61, 7 për qind. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button