Islanda, Vendi i vetëm në botë pa mushkonja

Islanda, Vendi i vetëm në botë pa mushkonja

Kruarje dhe bezdi. Këto janë disa nga pasojat e të jetuarit me mushkonja, të cilat janë gjithmonë të pranishme, sidomos gjatë verës. Por, ekziston një vend në botë që nuk e ka këtë problem dhe ky vend është Islanda. Arsyeja kryesore për mungesën e mushkonjave në territorin e këtij shteti është klima islandeze. Gjatë dimrit, temperatura mesatare është zakonisht 1-2 gradë Celsius, ndërsa në verë rritet në rreth 12 gradë Celsius. Megjithatë, nuk është kjo e vetmja arsye. Arsyet e tjera pse mushkonjat nuk mund të ambientohen në Islandë lidhen me fazën riprodhuese dhe me ujin. Riprodhimi i këtyre insekteve ndodh gjithmonë në mjedise me lagështi, ku uji duhet të jetë i ndenjur dhe ku ka zona me hije dhe bimësi./Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button