Itali, burri vret me çekiç gruan në praninë e fëmijëve

Një krim i rëndë në një familje emigrantësh shqiptarë ka ndodhur pasditen e së dielës në qytezën Pove del Grappa në provincën e Vincezas në Itali. 51-vjeçari shqiptar, Gëzim Alla, e ka mbytur me çekiç bashkëshorten e tij 39 vjeçe, Dorina Alla. Pas vrasjes 51-vjeçari shqiptar ka telefonuar policinë, ku ka pranuar krimin dhe është dorëzuar në polici.

Çifti shqiptar kishte dy fëmijë të moshës 13 dhe 9 vjeç që në momentin e krimit ndodheshin në banesë.

Ende nuk është zbardhur shkaku i vërtetë i krimit, por në hetimet e para tregojnë që shkaku është motivi i dobët dhe rrjedhë e një grindje mes bashkëshortëve që ka degjeneruar në një dhunë deri në vrasje, shkruan Ora News.

Prej vitti 2017 familja shqiptare ishte transferuar në komunën Pove Del Grappa e autori i vrasjes punonte si murator.

Fqinjët rrëfejnë për mediat lokale se ishte një familje e qetë dhe e rezervuar.

Fëmijët minorenë për momentin janë marrë në kujdesje nga disa familjarë që jetojnë në Itali./ Ora News

LEXO EDHE:

Back to top button