Itali, ekonomia po shfaq shenja të rimëkëmbjes


Ekonomia italiane po rimëkëmbet pas rënies së jashtëzakonshme për shkak të COVID-19, sipas Zyrës kombëtare të Statistikave, Istat.

“Duke filluar nga maji, ekonomia italiane është karakterizuar nga shenja të përhapura të rimëkëmbjes”, njoftoi institucioni në buletinin e tij mujor.

“Prodhimi industrial, porositë për prodhim dhe tregtia e jashtme kanë paraqitur të dhëna pozitive muaj pas muaji, me një rritje prej 14,4 % të eksporteve në qershor”, shtoi Istat.

Sipas zyrës statistikore, besimi i biznesit dhe konsumatorit u rritën në gusht, kurse punësimi shënoi rritje me 0,4 % në korrik, rritja e parë që nga marsi.

Italia ishte vendi i parë perëndimor që u godit nga pandemia e koronavirusit të ri dhe shpalli një bllokim kombëtar në fillim të marsit, me kufizime që zgjatën deri në maj-qershor dhe që shkaktuan një tkurrje ekonomike rekord.

LEXO EDHE:

Back to top button