(Video) Rebesh shiu në Tbilisi, vihet në pikëpyetje ndeshja e futbollit

Pjesa më e madhe e stadiumit “Dinamo Arena” është nën ujë dhe organizatorët bëjnë çmos që ndeshja mes Maqedonisë dhe Gjeorgjisë të ketë kushte minimale. Në dy orë para sfidës stadiumi është në gjendje të rënduar dhe pak para fillimit të ndeshjes do të duhet konsultime shtesë nga delegatët e UEFA-s. Në rast më të keq , kjo përballje mund të anulohet ose të zhvillohet pas 24 orë. Një rast i tillë ishte edhe takimi me Shqipërinë në Shkodër, kur ndeshja u ndërpre në disa minuta para përfundimit të takimit dhe një ditë më vonë u zhvillua vetëm në kohën që nuk u zhvillua ditë më parë dhe atë kohë Shqipëria shënoi gol për të fituar ndeshjen me rezultat 2-1.

 

LEXO EDHE:

Back to top button