Video/ Maqedonia U21, fitore të madhe ndaj Ishujt Faroe


Përfaqësuesja e Maqedonisë U21 shënoi një fitore të vështirë ndaj Ishujt Faroe 2-1,  në kuadër të eliminatoreve për Kampionatin Evropian. Erdon Daci ishte asitues në golin e parë të Maqedonisë U21, të cilën Ristovski e dërgoi në rrjetë për 1-0. Goli i dytë erdhi në pjesën e dytë, në minutën e 80-të, kur Ackovski shënoi për 2-0. Mirëpo vetëm 3 minuta më vonë, Knudsen shënoi golin e nderit për Ishujt Faroe me një goditje precize nga distanca.

Sfida e radhës për të përzgjedhur e Milevskit do të jetë kundër Kazakistanit në transfertë, në muajin tetor. Maqedonia U21 aktualisht është në vendin e dytë me 10 pikë , para Izaelit me 8 pikë , por me një ndeshje më pak.

 

LEXO EDHE:

Back to top button