Itali, rritje rekord e rasteve ditore me Covid-19
Ministria e Shëndetësisë në Itali ka raportuar më shumë se 78,300 raste të reja me koronavirus të martën, më shumë se dyfishi i shifrës të së hënës dhe një rekord i ri për vendin.
Rreth 200 persona kanë vdekur nga Covid-19 në të njëjtën periudhë.
Varianti Omicron aktualisht po përhapet me shpejtësi në të gjithë vendin.
Shifrat treguan gjithashtu një rritje të ndjeshme të testimeve në javët e mëparshme, kur njerëzit u detyruan të prisnin në radhë të gjata jashtë farmacive për të kryer testin.
Dëshmia e vaksinimit, shërimit ose një test negativ kërkohet për shumë aktivitete në Itali, të tilla si përdorimi i transportit publik, ose i teleferikëve të skive dhe qëndrimi në hotele.







