Italia bllokon në mes të detit anijet me emigrantë

Italia bllokon në mes të detit anijet me emigrantë

Qeveria italiane ka lënë dy anije emigrantësh të bllokuara në mes të detit. 250 persona nga Afrika e Jugut, mbetën brenda anijeve pasi nuk u lanë të kalojnë në territorin italian. Bëhet fjalë për 215 persona të bllokuar në anijen Geo Barents dhe 35 në Humanity 1.

Fëmijët dhe njerëzit me probleme mjekësore u lejuan të largoheshin nga anijet në Catania, Sicili, por të tjerët nuk u lejuan. Dy anije të tjera shpëtimi mbeten në det.
Qeveria e re italiane ka premtuar një luftë të ashpër me emigrantët që udhëtojnë në Mesdhe.

Italia është një nga pikat kryesore të hyrjes në Evropë dhe që nga fillimi i vitit 85,000 emigrantë kanë mbërritur me varka, sipas OKB-së.

Organizatat bamirëse i kanë cilësuar si “të paligjshme” veprimet e qeverisë italiane pasi parandaloi 250 persona të zbarkonin dy anije shpëtimi emigrantësh.

Në një seri postimesh në Tëitter, SOS Humanity deklaroi se “ligji i detit e detyron atë [kapitenin] të sjellë të gjithë ata që janë shpëtuar nga fatkeqësia në një vend të sigurt.

“Të mbijetuarit kanë të drejtën e një kontrolli individual të mbrojtjes, i cili mund të bëhet vetëm në tokë. Refuzimi i 35 personave që kërkojnë mbrojtje në bordin e Humanity 1 nga ujërat territoriale është një formë refuzimi kolektiv dhe për këtë arsye është i paligjshëm.”

Në postimet e postuara në Twitter më vonë të dielën, SOS Humanity tha se do të nisë veprime ligjore kundër qeverisë italiane të hënën, duke pretenduar se veprimet e Italisë shkelin ligjin evropian dhe Konventën e Gjenevës për Refugjatët.

LEXO EDHE:

Back to top button