Italia është ndër vendet me natalitetin më të ulët në botë dhe Papa u kërkon italianëve të kenë më shumë fëmijë

Italia është ndër vendet me natalitetin më të ulët në botë dhe Papa shpesh ka folur për këtë temë, duke e quajtur atë një “dimër demografik”.

“Unë do të doja t’u kërkoja italianëve të kenë më shumë fëmijë”, tha Papa, duke iu drejtuar besimtarëve pas meshës në qytetin jugor italian të Matera.

Papa kujtoi se sot është Dita Botërore e Emigrantëve dhe Refugjatëve në kalendarin e Kishës Katolike, duke thënë se emigrantët duhet të priten mirë dhe të integrohen në shoqëri. /kp

LEXO EDHE:

Back to top button