Italia godet bandat e të miturve, mbi 500 policë në terren
Italia godet bandat e të miturve, mbi 500 policë në terren
Policia italiane ka zhvilluar një operacion të gjerë në 14 provinca kundër grupeve kriminale të përbërë kryesisht nga të mitur. Bëhet e ditur se janë sekuestruar armë zjarri, drogë dhe rreth 10 mijë euro.
Në këtë operacion kanë marrë pjesë më shumë se 500 policë, ndërsa janë vënë në pranga 40 persona, nga të cilët më shumë se 25% janë të mitur.
Ky operacion i gjerë u bazua shumë edhe në rrjetet sociale, por edhe nga raportimet e qytetarëve për të rinjtë që ishin kthyer në shqetësim për komunitetin./abcnews.al