Itali, moti i keq shkakton viktima dhe dëme të konsiderueshme

Ekipet e shpëtimit rifilluan kërkimet e tyre të hënën për një çift që rezulton i zhdukur prej motit ekstrem që goditi Italinë jugore gjatë fundjavës duke shkaktuar edhe dëme të konsiderueshme materiale.

”Çifti, një burrë 67-vjeçar dhe një grua 54-vjeçare, doli nga automjeti i tyre kur balta dhe përmbytjet ishin në kulmin e tyre në qytetin Scordia, afër Katanias dhe u zhdukën”, deklaroi një dëshmitar okular.

Dëshmitari okular ishte një automobilist, i cili u shpëtua nga zjarrfikësit, pasi u bllokua në makinën e tij nga uji dhe balta.

Siçilia, Kalabria, Basilikata dhe Pulia mbeten në gatishmëri në lidhje me motin ekstrem, që prishën argjinaturat në provincat e Trapanit dhe Katanias.

Kryebashkiaku i Katanias, Salvo Pogliese ka mbyllur shkollat ​​e qytetit, parqet dhe varrezat.

Shkencëtarët thonë se ndryshimet klimatike të shkaktuara nga aktiviteti njerëzor po i bëjnë ngjarjet ekstreme të motit më të shpeshta dhe madje edhe më intensive.

LEXO EDHE:

Back to top button