Miliona doreza të papastra dhe të përdorura nga Tajlanda janë futur në SHBA si për të reja

Dhjetëra miliona doreza të përdorura dhe me defekte të prodhuara nga goma sintetike në Tajlandë, janë futur në Shtetet e Bashkuara dhe vendet e tjera duke ua shitur për të reja, thuhet në një hulumtim të bërë prej disa muajve, shkruan CNN.

Me rastin janë duke u marrë organet kompetente në SHBA dhe në Tajlandë, me qëllim që të kryhen hetime të detajuara.

Thasët e najlonit për mbeturina me plot doreza medicionale të përdorura, e disa dukshëm të papastra e me raste edhe të lara në gjak, janë gjetur në dyshemenë e një depoje në periferi të Bangkokut.

Zyrtarët tajlandezë theksojnë se punonjësit, në shumicën e rasteve emigrantë, kanë punuar që dorezat e përdorura medicinale t’i bëjnë të duken sikur të reja, e në të cilat kanë hasur gjatë një bastisje në një prej depove të tilla.

Punonjësit siç raportojnë autoritetet e atjeshme, dorezat me defekte i kanë paketuar nëpër kuti kartoni që janë të ngjashme me ato që paketohen të rejat – tek një prodhues legal nga Tajlanda.

Megjithatë është theksuar se në Tajlandë ekzistojnë depo tjera të tilla, nëpër të cilat në mënyrë shumë të rrezikshme tentojnë të përfitojnë për shkak të kërkesave të mëdha për doreza si rezultat i pandemisë së COVID-19.

Në pikun e pandemisë kur kishte mungesa të mëdha të produkteve të ndryshme, në Tajlandë janë paketuar miliona doreza të përdorura që në asnjë standard nuk lejohen të përdoren sërish, e lëre më të dërgohen në SHBA dhe vende tjera në mbarë botën.

Ekspertët vlerësojnë se ky “lloj biznesi bazohet në mashtrime”, e sipas Douglas Stein që foli për CNN, kjo lloj e dorezës së kontaminuar aktualisht po cilësohet si “malli më i rrezikshëm në botë”.

 

LEXO EDHE:

Back to top button