Iva Miteva zgjedhet kryetare e re e Parlamentit bullgar

Iva Miteva, deputete e partisë “Ka popull të tillë” është zgjedhur për kryetare të Parlamentit bullgar, njofton korrespodenti i MIA-s në Sofje. Iva Miteva, deputete e partisë “Ka popull të tillë” është zgjedhur për kryetare të Parlamentit bullgar. Ajo ka qenë drejtore e Drejtorisë juridike të Kuvendit kombëtar. Për të kanë votuar të gjitha grupet parlamentare pa partinë GERB të cilët kanë qenë të përmbajtur.

Kundërkandidat i saj për këtë funksion ka qenë Cveta Karajançeva nga GERB e cila ka qenë në krye të Parlamentit të mëparshëm dhe ka marrë mbështetjen vetëm të anëtarëve të partisë dhe deputetëve të SDS-së që është në grupin e njëjtë parlamentar./MIA

LEXO EDHE:

Back to top button