Ivana Knoll në OnlyFans: Nuk më interesojnë paratë, më interesojnë reputacioni

Tifozja më e famshme në botë, Ivana Knoll, është rikthyer në Amerikë pas Botërorit në Katar, ndërsa tani ka dhënë një intervistë për tabloidin e famshëm amerikan TMZ.

Në një bisedë me Michael Babcock dhe Lucas Widman në studion e TMZ, Ivana zbuloi se pas kampionatit në fjalë ka marrë oferta të shumta biznesi.

Ajo thotë se shumë agjenci janë përpjekur ta drejtojnë atë tek OnlyFans, por ajo e bën të qartë se asnjë shumë parash nuk mund ta detyrojë atë të krijojë përmbajtje për të rritur.

“Mendova: “Nuk e di pse nuk mund ta pranojnë faktin që unë nuk dua të hap një llogari të tillë”. Unë nuk jam duke gjykuar, por thjesht nuk jam ai lloj personi. Nuk është për mua. “Jam përpjekur të shpjegoj se nuk ka të bëjë gjithmonë me paratë, por më intereson reputacioni”, tha ajo.

Ajo shtoi se pavarësisht parave që do të fitonte menjëherë në platformën e bazuar në abonim, kjo do të dëmtonte perspektivat e saj për marrëveshje të tjera me markat në të ardhmen, një rrezik që ajo nuk ishte e gatshme ta merrte.

LEXO EDHE:

Back to top button