Izrael, sistemi i mbrojtjes ajrore me lazer “Iron Beam” gati vitin tjetër
Izrael, sistemi i mbrojtjes ajrore me lazer “Iron Beam” gati vitin tjetër
Sistemi i mbrojtjes ajrore me lazer “Iron Beam” do të jetë gati për dislokim brenda vitit tjetër, raportoi sot Ministria izraelite e Mbrojtjes pas nënshkrimit të një kontrate me kontraktorët e mbrojtjes Rafael dhe Elbit.
Kontrata vlerësohet në më shumë se 540 milionë dollarë.
“Kjo marrëveshje vjen në një epokë të re – epokën e mbrojtjes me lazer”, tha drejtori i përgjithshëm i Ministrisë së Mbrojtjes Eyal Zamir, sipas portalit të lajmeve ynet.
“Iron Beam” është prodhuar për të shkatërruar raketa me rreze të shkurtër veprimi, artileri, bomba mortajash, dronë dhe raketa lundrimi dhe është menduar si një pajisje shtesë me kosto të ulët për mbrojtjen ajrore të vendit.
Sipas informacioneve amerikane, sistemi gjithashtu mund të neutralizojë dronët.