Izraeli gati për luftë me Iranin, kryen përmirësime dramatike në aviacionin luftarak

Izraeli gati për luftë me Iranin, kryen përmirësime dramatike në aviacionin luftarak

Aeroplanët luftarakë F-35 të Forcat Ajrore të Izraelit tani mund të sulmojnë republikën islamike pa nevojën e furnizimit me derivate në mes të fluturimit.

Kur po shihet se Irani po përparon drejt kapaciteteve bërthamore, Forcat Ajrore të Izraelit kanë zhvilluar një kapacitet të ri të fluturimit të aeroplanëve luftarak F-5 nga Izraeli drej Iranit pa nevojën e ri-mbushjes në mes të fluturimit.

Si shtesë, Forcat Ajrore të Izraelit kanë integruar një bombë të re një ton në arsenalin e armatimit të shfrytëzuar nga F-35s që mund të bartet brenda hapësirës së armatimit të aeroplanit pa rrezikuar fshehtësinë e tij nga radarët.

Kjo bombë e re e prodhuar nga kompania izraelite Rafael Advanced Weapons Systems që thuhet se është autonome dhe e mbrojtur nga pengimi elektronik. Bomba së fundi ishte përdorë së fundi në një varg testesh, që iu demonstruan ministrit izraelit të mbrojtjes Benny Gantz.

Forcat Ajrore të Izraelit kanë kryer stërvitje ushtarake në shkallë të gjerë ku simulohej një luftë kundër Iranit muajin e kaluar. Stërvitja e parë përfshinte konfrontimit me radarët dhe sistemet e zbulimit të Iranit, sikur ato që mbrojnë instilacionet e tyre bërthamore. E dyta përfshinte simulimin e fluturimeve të gjata në betejë – në këtë rast me destinacione në Evropë. Stërvitjet tjera përfshinin masa mbrojtëse kundër armatimit kibernetik dhe sistemeve të luftës elektronik, masa që do të mund të shfrytëzoheshin nga Irani për të dobësuar operacionet ushtarake izraelite.

Kryeministri i Izraelit, Naftali Bennet, të martën ka kërcënuar hapur Iranin të martën në mbledhjen e komitetit për punë të jashtme të parlamentit izraelit duke theksuar se koha kur Irani sulmonte shtetin e tij me imunitet, duke shtuar se tani do të godasin edhe ‘kokën jo vetëm krahët’ e tyre siç kemi bërë kohëve të fundit.

Izraeli të martën në mëngjes kishte kryer sulm në Siri ndaj caqeve iraniane – siç supozohet se ishin izraelitët pasi kjo nuk është pranuar nga zyrtarë izraelitë asnjëherë – ku shkatërruan një fabrikë iraniane të prodhimit të armatimit në jug të Damaskut.

Në muajin maj Izraeli kishte kryer disa sulme ndaj vasalëve të Iranit në Siri dhe Liban, poashtu ka eliminuar tre oficerë të Forcës Quds të Gardës Revolucionare Islamike të Iranit, përgjegjës për veprimtari jashtë territorit të Iranit. Ata kishin planifikuar dhe nisur operacione klandestine me synim kidnapimin, atentatet ndaj qytetarëve izraelitë.

LEXO EDHE:

Back to top button