Izraeli miraton ligjin e diskutueshëm: Dënim me vdekje për çdo sulm ndaj izraelitëve

Qeveria izraelite dha sot miratimin fillestar për një projektligj që do të lejonte gjykatat të vendosin dënimin me vdekje për sulmet terroriste që përfshijnë shtetas izraelitë.

Miratimi u dha pavarësisht kundërshtimit të pritur nga Prokurori i Përgjithshëm dhe përpjekjeve të supozuara të partisë Likud të kryeministrit Benjamin Netanyahu për ta vonuar atë, raporton The Times of Israel. Komiteti ministror i legjislacionit miratoi vënien në votim të projektligjit, i cili ka kohë që është mbështetur nga partia ekstremiste e ministrit të Sigurisë Kombëtare Itamar Ben-Gvir, Otzma Yehudit.

Projektligji së shpejti do të ketë një lexim paraprak nga plenumi në Knesset dhe më pas do të diskutohet nga kabineti i sigurisë, i cili besohet se do të kërkojë ndryshime të caktuara në tekstin e draftit. Në një deklaratë të përbashkët të Netanyahu dhe Ben-Gvir, thuhet se teksti i projektligjit të dorëzuar sot parashikon se “gjykatat mund të vendosin dënimin me vdekje për ata që kanë kryer vrasje me motive nacionaliste kundër qytetarëve të Izraelit”, raporton The Times of Izraeli.

LEXO EDHE:

Back to top button