Izraeli thotë se ka kryer dy vrasje të profilit të lartë në Iran. Bëhet fjalë Ali Larixhani-n, sekretarin e Këshillit Suprem të Sigurisë Kombëtare të Iranit, dhe komandantit të milicisë së brendshme. Teherani zyrtare nuk ka reaguar ende për këto pretendime.
“Unë dhe Kryeministri Benjamin Netanyahu kemi udhëzuar Forcat e Mbrojtjes të Izraelit që të vazhdojë të ndjekë udhëheqjen e regjimit të terrorit dhe shtypjes në Iran, dhe të godasë vazhdimisht ‘kokën e oktapodit’ dhe të parandalojë që ajo të rigjenerohet”, deklaroi Israel Katz, Ministër i Mbrojtjes i Izraelit.
Ndërkohë, Irani ka vazhduar të lëshojë raketa dhe dronë nëpër Lindje të Mesme, duke pasur në shënjestër edhe Izraelin.
Ndërkaq Ngushtica e Hormuzit, nëpër të cilën kalon një e pesta e transporteve botërore të naftës vazhdon të jetë e mbyllur për shkak të sulmeve kundër anijeve.
Presidenti amerikan, Donald Trump u ka bërë thirrje shteteve në gjithë botën që të ndihmojnë në rihapjen e rrugëve detare për transport të naftës, por disa shtete veç kanë shprehur hezitim. Kancelari gjermani Merc tha se NATO është një aleancë mbrojtëse, jo ndërhyrëse. Ai tha se zgjidhja do të jetë vetëm politike.
“Unë i theksova rreziqet e luftës me Iranin që nga dita e parë. Dhe rreziqet e kësaj lufte janë të larta. Shumë të larta. Dhe këtu nuk do të ketë zgjidhje ushtarake; do të ketë vetëm një zgjidhje politike”, tha Fredrih Merc, Kancelar gjerman.
Sulmet e Iranit ndaj shteteve lidere për prodhim të naftës së papërpunuar nëpër rajonin e Gjirit kanë ndikuar në rritjen e ndjeshme të çmimeve të energjisë në shumë shtete./Alsat.mk.








