Ja çfarë shifre kap pasuria e Rita Orës, mund të zërë vendin e artisteve më të pasura në botë

Rita Ora shumë shpejt mund të zërë vendin e artisteve femra më të pasura në botë. The Sun shkruan se vetëm me 2 albume me disa këngë që kanë qenë on top, Rita ka arritur një pasuri prej 20 milionë paundësh.

Në artikullin e shkruar nga “The Sun” thuhet se Rita nuk është mbështetur vetëm tek muzika, por ka shfrytëzuar famën e saj për të bërë para përmes fushatave reklamuese.

“Rita ka shkopin magjik kur vjen puna tek admirimi i publikut. Ajo është seksi, shumë e qeshur dhe përshtatet shumë lehtë. Nuk janë vetëm fansat që e ndjekin, por edhe njerëzit që nuk do i dëgjonin këngët e saj. Ajo ka pamjen e një modeleje pa pasur ato masa që kanë modelet dhe reklamuesve ju pëlqen shumë kjo gjë”, kanë thënë disa burime.

Dje është zbuluar se Rita ka nënshkruar edhe një marrëveshje tjetër të madhe, këtë herë me JD Sports, për të zhvilluar fushatën e saj të Krishtlindjes, duke i dhënë asaj një shumë prej gjashtë shifrash.

Këtë vit, Rita zuri vendin e nëntë në Sunday Times Rich List për muzikantë të rinj, së bashku me yllin Stormzy. Që prej shfaqjes në këngën e saj të parë, Hot Right Now tetë, Rita ka fituar një reputacion si një nga vajzat më punëtore, me tre kompani të sajat.

Paratë e Ritës vijnë nga Rora Properties, Ora Multi Services dhe Ora Live, të cilat merren me performancën e saj, përfshirë turneun e saj botëror 2019-2020.

LEXO EDHE:

Back to top button