Pirlo arsyetohet, Bonuçi kërkon falje tifozëve

Trajneri i Juventusit, Andrea Pirlo, ka analizuar humbjen ndaj Fiorentinës me rezultat 0-3, pasi që shijoi disfatën e parë në pankinën e “Zonjës së Vjetër”.

Në ndeshjet para Krishtlindjeve ndodh ta keni mendjen tek pushimet. Ne kishim mungesë përqendrimi dhe nuk mund të riktheheshim. Edhe pse mendoj se në pjesën e dytë mund ta përmbysnim rezultatin por gjërat mund të ishim ndryshe nëse edhe kundërshtari do të përfundonte me 10 futbollistë, njësoj sikurse ne”, theksoi ai.

Juan Cuadrado u përjashtua me karton të kuq në pjesën e parë duke lënë Juventusin për pjesën më të gjatë të ndeshjes me një futbollist më pak në fushë. Ndërkohë Leonardo Bonuçi u ka kërkuar falje tifozëve të Juventusit pas humbjes së thellë nga Fiorentina me rezultat 0-3 në Serie A. Qendërmbrojtësi bëri gabime tek secili prej golave të shënuar nga mysafirët.

Juventusi më i keq i kësaj pjese të parë të sezonit. I kërkoj falje tifozëve në emrin tim, së pari. Nuk ka asgjë për të shtuar”, shkroi Bonuçi në Instagram.

LEXO EDHE:

Back to top button