Anulohet seanca gjyqësore për rastin “Monstra”

Sëmundja e avokatit Asmir Alispahiq, avokat mbrojtës i disa prej të pandehurve në lëndën “Monstra”, shtyu seancën e sotme për vrasjen e pesëfishtë në Liqenin e Smilkovës, në prill të vitit 2012. Kjo është seanca e dytë me radhë që u shty pasi kjo e fundit nuk u mbajt për faktin se një mbrojtës tjetër në procedurë ishte në vet-izolim për shkak të koronavirusit.

Rasti “Monstra” aktualisht është në fazën e procedurës dëshmuese.
Gjykimin për këtë lëndë e drejton gjykatësi Ognen Stavrev, ndërsa përfaqësues të aktakuzë janë Fatime Fetai dhe Gavrill Bubevski.

LEXO EDHE:

Back to top button