Tentim vrasje për pronën në Vushtri

Dy persona janë arrestuar në Vushtrri, pasi që pas një mosmarrëveshje rreth një prone, njëri nga të dyshuarit ka shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës mashkull.

Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë sekuestruar një AK 47 me dy karikatorë dhe 31 fishekë dhe një gëzhojë e armës tytë-shkurtër.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, me vendim të të cilit pasi janë intervistuar të dyshuarit, njëri është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Persona të lënduar nuk ka pasur.

LEXO EDHE:

Back to top button