Ja kur pritet të mbahet Kuvendi Qendror i ASH-së, caktohet edhe ushtruesi i detyrës së kryetarit

Ja kur pritet të mbahet Kuvendi Qendror i ASH-së, caktohet edhe ushtruesi i detyrës së kryetarit

Gazetare: Ajnur Bafqari

Aleanca për Shqiptarët javën e ardhshme mban Kuvendin Qendror të partisë ku do të konstatohet dorëheqja e kryetarit të partisë Ziadin Sela, zgjidhet ushtruesi i detyrës së kryetarit dhe caktohet data për mbajtjen e kongresit të partisë, shkruan Alsat.

Emri i përfolur për kandidat për kryetar të kësaj partie është Arben Taravari, i cili aktualisht është kryetar i komunës së Gostivarit.

“ASH-ja javën e ardhshme do ta ketë Kuvendin, besoj nga mesi i javës ose fundi i javës, sot do ta vendosim datën dhe aty do të zgjidhet një ushtrues detyre, kryetar i partisë, deri në mbajtjen e kongresit. Në kongres anëtarësia e ASH-së do të vendosë se kush do të vazhdojë me udhëheqjen e Aleancës”, tha Arben Taravari, Aleanca për Shqiptarët.

Taravari thekson se heqja e “20 përqindëshit” do të jetë kushti që deputetët e Aleancës për Shqiptarët të japin mbështetje për ndryshimet kushtetuese.

“Situata aktuale politike është problem, unë me sa e shoh, problem do të jetë kalimi me 80 vota, normalisht edhe ne do ti kemi kushtet tona si ASH, nuk diskutohet, domethënë për ne nuk mund të ndodhin, 8 deputetët tonë nuk do të votojnë për ndryshimet kushtetuese nëse nuk hiqet 20 përqindëshi prej përdorimit të gjuhës shqipe… 9:26 unë mendoj se do të ketë zgjedhje të parakohshme, sipas kësaj që shoh, unë nuk pres të kalon me 80 vota, sipas asaj që e analizoj dhe bisedojmë dhe komunikojmë, por do ta shohim”, tha tutje Taravari.

Më 21 gusht, Ziadin Sela njoftoi dorëheqjen nga posti i kryetarit të partisë për shkak të disfatës që Aleanca për Shqiptarët e pësoi në zgjedhjet e 20 gushtit në Tetovë.

Nga 31 këshilltarë sa numëron gjithsej kjo komunë, kjo parti nuk ka fituar asnjë./ Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button