Si të qëroni më shpejt dhe më lehtë specat e pjekur për ajvar?

Qërimi i specave ajvar është mjaft i vështirë, por ekziston një truk i madh që e bën punën më të lehtë

Në stinën e dimrit, ajvari është një pjesë e pashmangshme. Për ta bërë atë perfekt, duhet të piqni një sasi të madhe specash dhe t’i qëroni. Amvisat me eksperiencë përdorin rregullisht truke për ta bërë më të lehtë të gjithë procesin.

Prandaj është mirë që nëse jeni duke u përgatitur për të bërë ajvarin tuaj të parë, të përdorni një truk të vogël që do t’jua lehtësojë punën.

Sapo të piqni specat, menjëherë mbulojini ose lidhini në një qese plastike. Më pas i vendosim në një enë të thellë dhe i mbulojmë me film plastik. Ose vendosini në një tenxhere dhe më pas mbulojini me kapak.

Specat e pjekur lëshojnë lëngje dhe avull të tepërt, kështu që kjo e zbut lëkurën dhe mund ta hiqni lehtësisht.

LEXO EDHE:

Back to top button