Rita Ora përlotet derisa flet për dhunimin e 11-vjeçares në Kosovë

Rita Ora përlotet derisa flet për dhunimin e 11-vjeçares në Kosovë

Këngëtarja Rita Ora tha se ishte e privilegjuar që do të performojë sot në sheshin “Skëndërbej”.

Në një konferencë për mediat, ajo tha se sot do të festojnë, por është me rëndësi të theksohen edhe problemet.

Ajo kujtoi ngjarjen e rëndë të përdhunimit të 11-vjeçares duke vënë në dukje rëndësinë që duhet t’i jepet edukimit të fëmijëve.

“Ju kërkoj ndjesë sepse mund të jem pak emocionale në këtë mesazh që po jap duke qenë se vetëm pak kohë më përpara, ajo që ndodhi në Kosovë, një ngjarje shumë e rëndë, na bëri të kujtojmë edhe njëherë se sa e rëndësishme është që të kemi një fokus në këto çështje të rëndësishme sociale dhe se sa e rëndësishme është dhe për prindërit dhe komunitetin që të punojnë me këta të rinj, të punojnë me fëmijët që këto ngjarje të mos përsëriten,” – u shpreh Ora.

Ajo tha se dëshironte t’i dërgonte shumë dashuri dhe respekt familjes së të dhunuarës, ndërsa tha se detyra e saj ishte të mbronte vajzat e dhunuara.

Sot në orën 20:00 të mbrëmjes Rita Ora do të performojë në sheshin Skënderbej. Të gjithë do të kenë mundësi të shijojnë përformacën, pasi koncerti do të jetë falas për të gjithë qytetarët.

Një ditë më parë, presidenti i Republikës Bajram Begaj dekoroi me Titullin “Naim Frashëri” artisten e mirënjohur Rita Ora.

YouTube video

LEXO EDHE:

Back to top button