Ja pse arrestohen dy vëllezërit në Deçan
Gjatë ditës së djeshme në Deçan janë arrestuar dy vëllezër, pasi të njëjtit janë rrahur mes vete.Njëri nga ta gjatë deklaratës ka pranuar se posedon armë pa leje.
“Deçan 02.10.2021 – 13:00. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar (vëllezër) pasi qe të njëjtit pas një fjalosje kishin sulmuar fizikisht njëri tjetrin. Njëri nga ë dyshuarit gjatë deklaratës ka pranuar se posedon një armë pa leje e cila është konfiskuar së bashku me 63 fishekë të kalibrave të ndryshëm. Me urdhër të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje” thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.








