Jakimovski: Do të ndërtojmë kopshte në Nerez, Vllae, Zllokuqan dhe Taftalixhe

Problemi i mospasjes së kopshtit për fëmijët në Nerezi i Epërm tashmë është prioritet në programin e kandidatit për kryetar të komunës së Karposhit, Stevço Jakimovski. Në në emisionin “Magazina Ekonomike” në Alsat, ai tha se kopshtet janë planifikuar në Taftalixhe, Vllae dhe Zllokuqan.

“Ne planifikojmë të ndërtojmë kopsht fëmijësh në Nerez të Mesëm për qytetarët e përkatësisë shqiptare. Do të blejmë tokë, ose nëse ka tokë shtetërore, planifikojmë të ndërtojmë kopsht fëmijësh për fëmijët e përkatësisë shqiptare sepse ka numrin më të madh të fëmijëve me kombësi shqiptare,” tha Jakimovski, duke shtuar se ndërtimi i kopshteve është planifikuar në Vllae si dhe për fëmijët romë në Zllokuqan.

LEXO EDHE:

Back to top button