Jakimovski: Mbështetjen më të madhe në raundin e dytë e pres nga VMRO-DPMNE.

Kandidati për kryetar të komunës së Karposhit dhe udhëheqës i partisë “OQM”, Stevço Jakimovski është optimist se në raundin e dytë të zgjedhjeve ai mund ta tejkalojë përparësinë prej rreth 9%, që ka kundërshtari i tij nga radhët e LSDM -së, Dushko Veskovski. Siç tha ai në paraqitjen e sonte në emisionin “Magazina Ekonomike” në Alsat, ai pret mbështetje në raundin e dytë nga të gjithë qytetarët e Karposhit, dhe mbi të gjitha nga partneri i koalicionit, VMRO-DPMNE.

“Sondazhet tregojnë se përveç partisë sime politike dhe VMRO-DPMNE-së, 13% e votues të LSDM-së, mbi 24% të së Majtës, mbi 40% nga të pavendosurit, që do të thotë se pres mbështetje për zhvillimin e mëtejshëm të Karposhit nga të gjithë qytetarët, por sigurisht, më shumë nga partneri i koalicionit, VMRO-DPMNE,” tha Jakimovski.

 

LEXO EDHE:

Back to top button