Jakin publikon listën, Zvicra me 3 shqiptarë në Katar

Trajneri i Zvicrës, Murat Jakin ka publikuar listën e 26 futbollistëve me të cilët do të përfaqësojë Zvicrën në Botërorin e Katarit, teksa në të bëjnë pjesë edhe tre shqiptarë, talenti Jashari dhe dy “veteranët” Granit Xhaka e Xherdan Shaqiri.

Megjithatë helvetët kanë hyrë në histori për diçka tjetër, pasi janë bërë përfaqësuesja e parë që grumbullojnë katër portierë për fazën finale të një kampionati botëror.

Trajneri Jakin ka përfituar nga vendimi i FIFA-s për të çuar numrin e lojtarëve nga 23 në 26, për të marrë me vete plot 4 portierë, konkretisht Jan Zomer i Borusia Mynshenglladbahut,  Gregor Kobel i Borusia Dortmund, Filip Kon i Salzburgut dhe Jonas Omlin i Montpeljes.

 

LEXO EDHE:

Back to top button