​James Rubin përfundon dëshminë në Speciale

​James Rubin përfundon dëshminë në Speciale

" "

Ka përfunduar dëshmia e ish-ndihmëssekretarit amerikan të Shtetit, James Rubin në Gjykatën Speciale në Hagë. Për tri ditë ai dha dëshmi në mbrojtje të ish-presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, në rastin gjyqësor ndaj këtij të fundit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit të cilët Prokuroria e Specializuar në Hagë i ngarkon me krime të pretenduara të luftës.

Në fund të dëshmisë së tij, Rubin tha para trupit gjykues se ka qenë “privilegj për mua të jem këtu”.

“Dëshiroj të them që ka qenë privilegj për mua të jem këtu, pavarësisht që zgjati pak si shumë, është një kënaqësi e madhe për mua dhe është një përdorim shumë i rëndësishëm i kohës time dhe është shumë me rëndësi për mua që isha këtu dhe ju thash mendimet e mia dhe tash dëshminë time në këtë çështje”, tha Rubin para se të linte bankën e dëshmitarëve në gjykatoren e Dhomave të Specializuara.

Paraprakisht, ai në pyetjet e avokatit, Luka Misetiç, u pyet se nga kush kishte kuptuar që kishte fletarrest për Hashim Thaçin nga Serbia.

“Disa prej këtyre gjërave ngelin në kokë, nuk më kujtohet kush më ka thënë saktësisht për fletarrestin që ishte lëshuar ndaj zotëri Thaçit, a më ka thënë dikush apo e kam lexuar, por më duket që më ka thënë lidhur me vështirësinë e situatës në të cilën gjendej, se si duhej të kalonte përmes maleve kur udhëtonte, të fshihej dhe si erdhi pastaj ekzistenca e fletarrestit në kokën time nuk më kujtohet saktë”, deklaroi Rubin.

Ai e ka pyetur edhe se ku ka qenë Hashim Thaçi nga nëntori i vitit 1998 deri në qershor të vitit 1999.

“Nuk kam qenë në dijeni të lëvizjeve të tij por besoj që kur kam folur unë me të ai ka qenë në Kosovë.”

Misetiç: “Ju keni folur me të në Rambuje?
Rubin: “Po them gjatë kohës së bombardimit, unë mendoj që gjatë asaj kohe sigurisht që e kam parë në Rambuje, e kam parë në Paris dhe e kam parë në Kosovë.”

Në gjykatore është shfaqur edhe një deklaratë e Albin Kurtit, i cili në atë kohë ishte sekretar i Adem Demaçit, me titullin “asnjë vendim politik pa pëlqimin e Adem Demaçit”.
James Rubin është dëshmitari i parë i mbrojtjes së Thaçit e cila ka paraparë që në gjykatore t’i sjell rreth 11 dëshmitarë. Më pas, procesi gjyqësor do të vazhdojë me dëshmitarët e thirrur nga mbrojtja e ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi.


Ish-ndihmësi i sekretarit amerikan të Shtetit, James Rubin e ka përfunduar dëshminë në Gjykatën Speciale në Hagë. Për tri ditë ai dha dëshmi në mbrojtje të ish-presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, në rastin gjyqësor ndaj ketij te fundit, Kadri Veselit, Jakup krasniqit e Rexhep Selimit të cilët Prokuroria e Specializuar në Hagë i ngarkon me krime të pretenduara të luftës .

“Ka qenë privilegj të jem këtu. Edhe pse zgjati, është përdorim shumë i rëndësishëm i kohës sime”, tha Rubin para se të lë bankën e dëshmitarëve në gjykatoren e Dhomave të Specializuara.

 

LEXO EDHE:

Back to top button