Janakievski u soll në Gjykatë me pajisje mjekësore

Janakievski u soll në Gjykatë me pajisje mjekësore

Gazetar: Igor Stefanovski

Me pajisje mjekësore dhe shoqërim policor. Ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve u soll në Gjykatën Penale në Shkup për t’u gjykuar për rastin “Toplik” për ndërtimin e Qytetit të diellit në Shkup, shkruan Alsat.

Janakieski ka lënduar gjurin e operuar i cili pas operacionit nuk është shëruar plotësisht, thonë avokatët e tij. Janakieski ka lënduar këmbën në dhjetor të vitit të kaluar, menjëherë pasi i është hequr paraburgimi dhe ka dalë në liri.

Ai në gjykatë u soll me polici me kërkesë të prokurorit Burim Rustemi, e cila u miratua edhe nga gjykatësi Osman Shabani pasi paraprakisht seancat për “Toplik” u shtynë për shkak se ish-ministri nuk paraqitej në gjykatë.

“Të sillet në gjykatë në gjendje të tillë shëndetësore, me operacion të tillë, me mendim të ekspertit se çdo dërgim, lëvizje e të akuzuarit mund të sjellë pasoja të rënda për shëndetin e tij. Nuk do të komentoj sepse është diçka që nuk ka ndodhur dhe shpresoj se nuk do të ndodhë më”, tha Elenko Milanov, avokat i Janakieskit.

Avokatët e Janakieskit dërguan në gjykatë konstatimin e ekspertizës dhe mendimin nga traumatologu, me çka e kanë informuar gjykatën se ekziston rrezik që Janakieski të zhvillojë trombozë në këmbë.

Pas ecjes në relacionin shtëpi – gjykatë – shtëpi, nesër Jankieski ka caktuar termin për heqjen e penjve dhe do të dihet më saktë gjendja e gjurit të tij.

Sot në seancën për rastin “Toplik” ku Janakieski akuzohet për shitjen e tokës shtetërore për ndërtimin e kompleksit “Qyteti i diellit” në Sopishte të Shkupit, i hodhi poshtë provat shtesë dhe dëshmitarët që mbrojtja kërkoi të paraqiten para kësaj gjykate.

Pas kësaj, vetë procesi gjyqësor afrohet ka fundi. Për datë 9 shkurt është caktuar seanca për fjalët përmbyllëse të Prokurorisë, e më pas edhe të mbrojtjes. Pas fjalëve përmbyllëse, vijon shpallja e aktgjykimit për rastin “Toplik”. Jankieski gjykohet edhe për pesë raste të tjera – “TNT”, “Titanik”, “Talir”, “Trajektorja” dhe “Shkallët spanjolle”./ Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button