Janë numëruar mbi 11% e votave në Prishtinë – KQZ publikon rezultatet e para
Janë numëruar mbi 11% e votave në Prishtinë – KQZ publikon rezultatet e para
Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Përparim Rama, është duke udhëhequr në garën për kryetar të Komunës së Prishtinës, sipas të dhënave paraprake të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ).
Nga gjithsej 268 vendvotime, deri më tani janë numëruar 30, që përfaqësojnë 11,19% të vendvotimeve.
Në bazë të këtyre rezultateve të pjesshme, Rama ka marrë 37,24% të votave, që përkthehet në 2,994 vota.
Pas tij renditen:
Hajrulla Çeko (LVV) – 33,18% (2,667 vota)
Uran Ismaili (PDK) – 24,67% (1,983 vota)
Bekë Berisha (AAK) – 2,81% (226 vota)








