Janushev pyet Spasovskin për Mijallkovin: Cirk i organizuar nga mafia

Rasti Mijallkov temë debatie dhe në seancën e sotme kuvndore ku po shtrohen pyetjet e deputetëve. Deputeti i VMRO-DPMNE-së Igor Jnaushev, pyeti Spasovskin, rreth rastit Mijallkov, duke i cilësuar zhvillimet me Mijallkovin si cirk të organizuar nga mafia.

“Cirk i organizuar nga mafia. I pamë Zaevin, Spasovskin dhe Mariçiqin që thonin se sistemi është fajtor, por shtrohet pyetja kush është sistemi, Zaevi, Spasovski, Mariçiqi”, tha Janushev.

Nga ana tjetër ministri i brendshëm Oliver Spasovski në përgjigjen e tij tha se askush nuk ka ikur nga drejtësia, dhe askush nuk do të ikë. Gjithkush që ka shkel ligjet dhe ka kryer vepër penale do të përballet me drejtësinë.

“Kur flasim për drejtësinë, ju jeni personi më i thirrur për të biseduar , sepse t’i je miku i Gruevskit dhe Mickoskit. Krimi dhe korrupsioni janë të ndërlidhura me regjimin. Gjithmonë vjedhësi thotë, mbajeni vjedhësin. Drejtësi duhet të ketë për secilin në këtë shtet. Nuk do të ketë marrëveshje me askënd, dhe kushdo që ka bërë ndonjë veprim në kundërshtim me ligjin, në kundërshtim me interesat e qytetarëve dhe shtetit, duhet të sillet para drejtësisë në çdo kohë dhe të mbajë përgjegjësi ”, tha Spasovski.

LEXO EDHE:

Back to top button