Januzaj gati të rikthehet në Premier Ligën e Anglisë

" "

Skuadra e Evertonit ka bërë ofertë për të nënshkruar me ish- lojtarin e Man. Junajtedit, Adnan Januzaj. Sipas lajmeve nga Spanja, Uest Ham dhe Evertoni kanë bërë oferta për 27-vjeçarin, i cili është lojtar i lirë pas largimit nga Real Sosiedadi.

Lojtari shqiptar aktualisht po stërvitet në Malaga, pasi synon të gjejë një klub të ri dhe shpreson që të jetë pjesë e skuadrës së Belgjikës së Roberto Martinez për Kupën e Botës këtë vit. Evertoni do të përballen gjithashtu me konkurrencë nga Napoli dhe Sevilja, që po ashtu e duan Januzajn në skuadrat e tyre.

Gjatë kohës së tij te Real Sosiedad, ai ka bërë gjithsej 166 paraqitje, duke kontribuar 23 gola dhe 21 asistime.

LEXO EDHE:

Back to top button