Japonia do të bëhet me kapacitet “kundërsulmues”

Tokio do të zhvillojë strategji të re në përgjigje të sfidave të sigurisë që mund të vijnë nga Kina, Koreja e Veriut dhe Rusia, duke u mundësuar forcave të saj të armatosura të "kundërsulmojnë"

Japonia miratoi sot versionin e përditësuar të strategjisë së saj të sigurisë kombëtare, duke i mundësuar forcave të saj të armatosura “aftësinë kundërsulmese”, transmeton Anadolu Agency (AA).

Tri dokumentet e përditësuara të sigurisë dhe mbrojtjes i lejojnë forcat e armatosura të Japonisë të “përvetësojnë aftësinë për të goditur objektivat në territorin e armikut për të penguar sulmet, të quajtur ‘aftësi kundërsulmese'”, raportoi Kyodo News.

Dokumenti gjithashtu autorizon qeverinë të “ndajë rreth 43 trilionë jenë (afërsisht 315 miliardë dollarë) për buxhetet e mbrojtjes gjatë pesë viteve duke filluar nga viti fiskal 2023”.

Japonia gjithashtu do të “ruajë politikën e sigurisë ekskluzivisht të orientuar drejt mbrojtjes”, përveç shqyrtimit të “rishikimit të udhëzimeve strikte për eksportimin e pajisjeve të mbrojtjes”.

Strategjia e re e sigurisë kombëtare e konsideron Kinën “sfidën më të madhe strategjike”, Korenë e Veriut “kërcënim më serioz dhe më të afërt se më parë”, kurse Rusinë “një shqetësim serioz të sigurisë”.

LEXO EDHE:

Back to top button