Japonia sapo ka zbuluar 7,000 ishuj që nuk e dinte se i kishte

Japonia sapo ka zbuluar 7,000 ishuj që nuk e dinte se i kishte

Japonia ka “rinumëruar” ishujt e saj – dhe ka zbuluar se ka 7,000 më shumë sesa mendohej më parë.

Hartat dixhitale nga Autoriteti i Informacionit Gjeohapësinor të Japonisë (GSI) zbuluan kohët e fundit se kishte 14,125 ishuj në territorin japonez, më shumë se dyfishi i shifrës prej 6,852 që ka qenë në përdorim zyrtar që nga një raport i vitit 1987 nga Roja Bregdetare e Japonisë, shkruan CNN.

Megjithatë, GSI këtë javë theksoi se shifra e re pasqyronte përparimet në teknologji dhe detajet e hartave të përdorura për numërim – dhe se kjo nuk ndryshoi sipërfaqen e përgjithshme të tokës në zotërim të Japonisë.

Ata thanë se ndërsa nuk ka marrëveshje ndërkombëtare se si të numërohen ishujt, ata kishin përdorur të njëjtin kriter përmasash si një hulumtim i mëparshëm 35 vjet më parë.

Ishujt përreth Japonisë kanë qenë në qendër të disa mosmarrëveshjeve territoriale.

Japonia pretendon për ishujt Kuril të mbajtur nga Rusia, të cilët Tokio i quan Territoret Veriore, një mosmarrëveshje që daton që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore, kur trupat sovjetike i morën ato nga Japonia.

Japonia ka një pretendim historik ndaj ishujve të pabanuar Senkaku në Detin e Kinës Lindore, të cilat aktualisht i administron, por Kina e ka kundërshtuar vazhdimisht këtë pretendim.

Ndërkohë, Japonia dhe Koreja e Jugut mbeten të bllokuar në një mosmarrëveshje më shumë se 70-vjeçare mbi sovranitetin e një grupi ishujsh të njohur si Dokdo.

LEXO EDHE:

Back to top button