Këngëtari dhe aktori fitues i Oskarit, Jared Leto, u ngjit në ndërtesën ikonë të Empire State Building të Nju Jorkut për të njoftuar turneun botëror të grupit të tij, “Thirty Seconds to Mars”. Leton u ngjit në kullën e famshme duke përdorur një litar.
Në një intervistë 51 vjeçari u shpreh se ngjitja në ndërtesë nuk ishte aspak e lehtë. “Isha më shumë i emocionuar se sa i nervozuar, të them të drejtën.
Por duhet të jem i sinqertë, ishte shumë e vështirë. Ishte shumë më e vështirë nga sa mendoja se do të ishte”, u shpreh ai. Turneu “Thirty Seconds to Mars” është turneu i parë i grupit në pesë vjet dhe pritet të nisë në mars të vitit të ardhshëm në Buneos Aires.








