Jasir Asani shpjegon arsyen se përse nuk u transferua në La Liga në janar

Anësori i kombëtares së Shqioërisë, Jasir Asani preku tema të ndryshme në “Analizë Kuqezi”. Në prag të Europianit, Asani theksoi se asnjë lojtar nuk e ka të sigurtë pjesëmarrjen në Gjermani dhe se reparti i sulmit ka shumë konkurrencë.

“Po bëj stërvitje çdo ditë, në mëngjes dhe pasdite. Po e stërvit edhe të majtën. E majta ime është e gatshme si gjithmonë. Po e kap veten, sepse jam afruar me vonesë në skuadër.

 

Merkatoja e janarit?

Kam patur disa oferta shumë të mira. Isha shumë afër Las Palmasit, por klubi im nuk ra dakord. Klubi vendos, por shifra që kërkuan ishte e madhe.

U kam thënë drejtuesve dhe trajnerit që do të bëj më të mirën derisa të jem në Kore. Por do e shohim pas Europianit se çfarë do të ndodhë.”, u shpreh Asani.

LEXO EDHE:

Back to top button