MPB-ja njofton: 129 shkelje të rregullave të komunikacionit në Shkup

MPB-ja njofton: 129 shkelje të rregullave të komunikacionit në Shkup

Sektori për Punë të Brendshme Shkup gjatë ditës së djeshme (11.03.2024) ka vazhduar me kontrolle të shtuara në trafik, me çrrastë vetëm në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 129 gjoba, ndër të cilat 12 për tejkalim të shpejtësisë, 13 për drejtim mjeti pa patentë shoferi, nëntë gjoba u shqiptuan për kalim në semafor të kuq, shtatë gjoba për mosvënien e rripit të sigurisë…, shkruan Alsat.

“Kontrollet në qarkullimin rrugor do të vijojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat e komunikacionit në mënyrë që të rrisim sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga MPB-ja. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button