“Javna soba”, mobilizohen psikologët

Psikologët po mobilizohen. Ata ofrojnë ndihmë falas për vajzat, fotot e të cilave janë abuzuar dhe shpërndarë pa dijen e tyre. Profesoresha dhe psikologia nga shkolla e mesme “Orce Nikollov” në Shkup, Ana Poprizova, është e para që ka ofruar ndihmë për nxënësit e shkollës së mesme. Shprehet se në raste të tilla mund të shkaktohen pasoja të rënda psikologjike, si ndjenja e turpit, frika, mllefi, ankthi, depresioni, vetëbesimi i ulët…

“Me mos veprim dërgohet sinjal se çdo formë e dhunës mund të kalojë në shoqërinë tonë. Ndërsa viktima janë fëmijët tonë..”.

Poprizova nuk është psikologu i parë që ofron ndihmë. Pas paraqitjes së saj, u paraqitën edhe 30 psikologë të tjerë që ofrojnë ndihmë anonime.

“E gjithë kjo që u ndodhë bën që ata të ndjehen fajtorë, se kanë bërë diçka gabim. Njerëzit në shoqëri i stigmatizojnë dhe kështu ata mbyllen në shtëpi dhe nuk u dilet jashtë”.

Sipas tyre, më e rëndësishme është tani që viktimat e “Javna Soba” të flasin me ta, sepse kjo përvojë jo e mirë e jetës mund të ndikojë shumë.

Igor Stefanovski

LEXO EDHE:

Back to top button