Jeff Bezos vendosi ta dhurojë pasurinë e tij për qëllime humanitare

Një nga njerëzit më të pasur në botë, Jeff Bezos, ka vendosur të dhurojë pjesën më të madhe të parave të tij për qëllime humanitare. Pasuria e tij vlerësohet në 124 miliardë dollarë.

Në një intervistë për CNN, ai tha se pjesën më të madhe të parave do t’i dhurojë për luftën kundër ndryshimeve klimatike, por edhe për njerëzit që përballen me ndarje sociale dhe politike.

Kjo është hera e parë që Bezos njofton se do të dhurojë pasurinë e tij. Ai u kritikua për mos mbështetjen e fushatës Giving Pledge në të cilën disa nga njerëzit më të pasur në botë u zotuan të dhurojnë para për kauzat humanitare. Bezos theksoi se ai dhe partnerja e tij Lauren Sanchez planifikojnë të dhurojnë para. Sipas tij, aktualisht janë duke ndërtuar objekte që të mund të dhurojnë paratë.

I pyetur nëse kjo do të ndodhte derisa ai ishte gjallë, Bezos tha po.

Më herët këngëtarja e njohur Dolly Parton ka marrë çmimin “Bezos Courage & Civility Award” prej 100 milionë dollarësh, të cilin Bezos ua jep aktivistëve, filantropëve dhe humanistëve që “kërkojnë me guxim zgjidhje” për problemet aktuale botërore. Bezos shpalli çmimin së bashku me Sanchez.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Jeff Bezos (@jeffbezos)

 

LEXO EDHE:

Back to top button