Jennifer Lopez dhe Maluma do të dhurojnë një performancë të zjarrtë të hitit që ka bërë namin

Jennifer Lopez dhe Maluma bënë namin me bashkëpunimin e tyre “Pa Ti + Lonely”, që deri më tani numëron më shumë se 47 milionë klikime në Youtube. Deri më sot ata nuk kanë pasur mundësi të performojnë bashkë në një skenë për shkak të pandemisë, por duket se një event i madh do t’i ngjisë të dy në një skenë.

Është mësuar se dyshja e njohur i janë bashkuar listës së këngëtarëve që do të perfromojnë në “AMA Awards”. JLo dhe Maluma do të performojnë për herë të parë bashkëpunimin e tyre, që konsiderohet si bashkëpunimi më i suksesshëm i vitit për muzikën latine.

“Bashkëpunimi Lopez dhe Maluma thekson suksesin e pamohueshëm të muzikës latine këtë vit, pasi shfaqja gjithashtu ka zgjeruar kategoritë në të dy zhanret latine dhe Hip-Hop për t’iu përshtatur popullaritetit të saj të përgjithshëm”, janë shprehur producentët e eventit.

JLo nuk është e panjohur për skenën e AMA, sepse ajo ka prezantuar në vitin 2015-të dhe u rikthye në 2018-tën për performancën e saj të “Limitless”. Ndërsa ky vit do të shënojë debutimin e parë të Maluma-s në këtë skenë.

Performues të tjerë në AMA do të jenë këngëtarja shqiptare Dua Lipa, Bad Bunny, BTS, Lil Baby, Megan Thee Stallion dhe Shawn Mendes.

LEXO EDHE:

Back to top button