Jep dorëheqje kryeparlamentarja norvegjeze
Kryeparlamentarja norvegjeze, Eva Kristin Hansen, ka dhënë dorëheqje nga ky post, pasi u zbulua se parlamenti po paguante për apartamentin e saj.
Edhe pse ligji norvegjez parasheh që pagesa të bëhet vetëm për punonjësit që jetojnë 40km larg kryeqytetit, Hansan e shpërfilli këtë, duke mos treguar se ka një shtëpi pranë Oslos.
“Unë nuk mendoj se është e pranueshme që parlamenti të ketë një presidente nën hetimin e policisë. Prandaj e informova kryetarin e partisë dhe drejtuesit se do të jap dorëheqje”, ka thënë ajo, shkruajnë mediat norvegjeze.
Ky rast i cili po cilësohet si skandal politik në Norvegji zgjoi interesimin e publikut edhe më shumë pasi vetë Hansen deklaroi se do të luftonte abuzimin e apartamenteve.








