Jeta e shkencëtarit në një kapsulë nën ujë

Jeta e shkencëtarit në një kapsulë nën ujë

Që prej marsit, shkencëtari amerikan Xhozef Dituri, një oficer i marinës amerikane në pension dhe drejtor i Bordit Ndërkombëtar të Mjekësisë Nënujore ka jetuar në një kapsulë 100 metra katrorë, të vendosur në një thellësi 6 m në Oqeanin Atlantik. Synimet janë tërësisht shkencore dhe objektivi për të qëndruar 100 ditë nën ujë pothuajse është duke u arritur, duke thyer çdo rekord të mëparshëm. Në faqen e tij në rrjetet sociale Xho përditëson ndjekësit për ecurinë e eksperimentit që synon studimin e ndikimit të një mjedisi nën presion në trupin e njeriut për një periudhë të gjatë kohore. “Kam ngadalësuar plakjen e trupit me 20%”, deklaroi ai duke ekspozuar rezultatet e para të analizave të tij shëndetësore. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button