Shkatërrimi i digës Kahovka, evakuohen mijëra banorë

Shkatërrimi i digës Kahovka, evakuohen mijëra banorë

Ukraina është duke evakuuar mijëra njerëz, pasi sulmi në digën Kahovka ka rezultuar me vërshime të mëdha. Dhjetëra fshatra tashmë i ka marrë uji i lumit Dnjepër, dhe ka shqetësime për katastrofë humanitare. Uashingtoni ka paralajmëruar se shumë njerëz mund të vdesin, derisa Rusia dhe Ukraina e kanë fajësuar njëra-tjetrin për sulmin në digë. Diga i ndan forcat ruse dhe ato ukrainase në jug të Ukrainës. Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara, e ka mbajtur një takim urgjent, me kërkesë të Rusisë dhe Ukrainës. OKB-ja ka paralajmëruar se mijëra njerëz mund të preken nga incidenti. Njerëzit në Herson janë në kërkim të territoreve me lartësi më të madhe, teksa lumi Dnjepër shtrihet në qytet. Autoritetet ukrainase kanë thënë se 17.000 njerëz janë evakuuar dhe një total prej 24 fshatrash janë vërshuar. Ky rezervuar e furnizon me ujë Gadishullin ukrainas të Krimesë, të cilin e ka aneksuar Rusia më 2014, si dhe centralin bërthamor në Zaporizhja, i cili, po ashtu, është nën kontrollin rus. Presidenti ukrainas Zelenski tha se Rusia do të paguajë për atë që ka bërë.

“Fakti që Rusia shkatërroi qëllimisht digën Kahovka, e cila është jashtëzakonisht e rëndësishme, veçanërisht për furnizimin me ujë të Krimesë, tregon se pushtuesit rusë tashmë e kanë kuptuar se ata do të duhet të ikin edhe nga Krimeja. Ukraina do të marrë gjithçka. Dhe kjo do ta bëjë Rusinë të paguajë për atë që ka bërë”, tha Volodimir Zelenski, president i Ukrainës. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button